Skënderbeu pret Apoloninë, Dinamo të hënën

Skënderbeu- Apolonia do ti japë startin ndeshjeve të javës së 21-të në Kategori të Parë. Sot në stdiumin “Skënderbeu” skuadra që kryeson këtë ligë Skënderbeu në kërkim të tri pikëve të radhës.

Në kahun tjetër myzeqarët e Dovedan për të vijuar me rezultatet pozitive e tentuar surprizën e një vendi në zonën lart.

Java do të vijojë nesër me fillim orën 15:00 me 4 takime ndërsa të dielën vjen derbi Oriku-Flamurtari. Mbyll javën të hënën supersfida Dinamo- Korabi.

Me gjashtë javë nga fundi, kreu mbahet nga Skënderbeu me 38 pikë. Ndjekin Dinamo me 37, Flamurtari me 36 dhe Korabi me 32 pikë.

Të gjitha takimet e kësaj lige sipas Depertamentit të Garave kanë orarin startus 15:00.

Sot

Skënderbeu- Apolonia

Të shtunën

Burreli- Besëlidhja

Lushnja- Besa

Tërbuni- Turbina

Tomori- Luzi 2008

Të dielën

Oriku- Flamurtari

Të hënën

Dinamo- Korabi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!