Skënderbeu mposht Apoloninë dhe ruan kreun

Kategoria e Parë, Java 21:
Skënderbeu – Apolonia 4-1
Është rikthyer gara në Kategorinë e Parë me javën e 21-të e cila u hap nga sfida Skënderbeu – Apolonia.
Korçarët nuk ndalin serinë e rezultateve pozitive duke siguruar 3-pikëshin e radhës dhe duke u rikonfirmuar në krye të renditjes.
Sakaq, në përballjen e sotme ndaj fierakëve ia dolën të fitonin në shifrat 4-1 me një dominim të dukshëm në fushën e lojës. Prençi, Temitope, Abubakar dhe Liço shënuan për vendasit, teksa Umejego mundi të ngushtonte diferencën me golin e nderit.
Kjo humbje nuk e lëviz Apoloninë nga mesi i tabelës me fierakët që duket se i kanë njëlloj larg zonat e “play-off” dhe “play-out”.