Mundi krutanët, Partizani merr kreun
Abissnet Superiore, Java 26:
Partizani – Kastrioti 4-1 (Cara 35′, Matondo 40′, Selmani 45’+2′, Mba 78′ /Mihana 44′)
Partizani fundos Kastriotin duke e mposhtur 4-1 në sfidën përmbyllëse të javës së 26-të të Abissnet Superiore.
Kontrollojnë lojën të kuqtë deri në minutën e 35′-të kur hapet seria e golave me Carën që finalizon i pari e pesë minuta më pas Matondo dyfishon shifrat me një predhë të tij nga jashtë zone.
Nuk kanë fund golat në shtëpinë e kryeqytetasve por kësaj radhe rrjetën e përshëndesin krutanët me Mihanën që bën të mundur ngushtimin e shifrave.
Menjëherë kundërpërgjigjet Selmani që gjen golin e parë për Partizanin dhe të tretin për të kuqtë në këtë sfidë, pjesa e parë e së cilës do të mbyllet në shifrat 3-1.
Në fraksionin e dytë vetëm Mba do të kujtohet të shënojë, teksa të kuqtë do të hipotekojnë fitoren që i ngjit në kreun e klasifikimit me pikë të barabarta me Tiranën.
Sakaq, Kastrioti zhytet akoma më shumë. Krutanët kanë vetëm 24 pikë dhe renditen të fundit me 4 pikë diferencë nga vendi i nëntë në klasifikim.