Laçi shkund Vllazninë, Egnatia ndalet nga “tifozët”

Abissnet Superiore, Java 26:
Laçi – Vllaznia 2-0 (Guindo 32′, 41′)
Egnatia – Teuta 1-1 (Kasa 26’/ Gruda 38′)

Laçi rikthehet te fitorja pas pesë ndeshjesh, ndërsa Vllaznisë i mohohet 3-pikëshi për të pestën herë radhazi. Egnatia – Teuta pa fitues. Këto ishin dy sfidat e tjera të javës së 26-të të luajtura ditën e sotme.

Laçi mposhti pastër shkodranët në shifrat 2-0. Vendosën golat e Guindos në minutën e 32′-të dhe të 41′-të të pjesës së parë ku kurbinasit dominuan dhe kontrolluan fushën e lojës.

Ndonëse në të dytën kuqeblutë u shfaqën më ndryshe, shenjat e reagimit nuk mjaftuan për të thyer vendasit, të cilët administruan mjaft mirë avantazhin deri në fund të takimit.

Kjo fitore i nxjerr disi bardhezinjtë nga kriza por nuk i largon nga vendi i tetë në renditje. 33 pikë për Laçin, ndërkohë që dhe Vllaznia mbetet e pesta me 37 pikë.

Sakaq, në Rrogozhinë u zhvillua një përballje mjaft e luftuar mes vendasve të Egnatias dhe Teutës. Gjithçka u mbyll në barazim 1-1, që mesa duket është edhe rezultati i shumëdëshiruar i kësaj jave të 26-të.

Goli i Kasës i jep avantazhin rrogozhinasve në minutën e 26′-të por shpërthimi i Ildi Grudës nuk ka të ndalur. Shkodrani përgjigjet në të 38′-tën duke shënuar golin e barazimit që do të vulosë edhe fatet e kësaj sfide.

Pjesa e dytë përshkohet nga një ndërprerje e gjatë për shkak të tensionit në tribuna, teksa Gruda do të bëhet sërish protagonist duke fituar një 11-metërsh. Kallaku gaboi duke “dënuar” durrsakët të dalin vetëm me një pikë nga kjo transfertë.

Nuk ndryshojnë në renditje as Egnatia dhe Teuta. Skuadra e Tetovës vijon e treta me 38 pikë, ndërsa Teuta pozicionohet e shtata me 34 pikë.

Nderkaq, Partizani po luan ndaj Kastriotit…/Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!