Vllaznia largon Josën
Humbja 2-0 sot ndaj Laçit, ka rezultuar fatale për trajnerin Mirel Josa. Ekipi i Vllaznisë ka njoftuar pak minuta më parë për ndërprerjen e bashkëpunimit me teknikun 59-vjeçar.
Kuqeblutë falenderojnë Josën për kontributin e dhënë si dhe i urojnë suksese në vazhdimësi. Gjithashtu, klubi shkodran njofton se do të vijojë punën nën drejtimin e trajnerëve Auron Miloti dhe Vioresin Sinani.
Shkarkimi i trajnerit Josa vjen pas pesë ndeshjesh pa fitore në kampionat ku Vllaznia dukej se po i largohej dhe garës për titull. Tashmë kuqeblutë do të drejtohen nga dyshja Miloti dhe Sinani, teksa mbetet për t’u parë nëse do të ketë ndryshime të tjera në hallkat teknike./Sportiim.al/