Haland, çmenduri me 5 gola, Inter kalon ‘Dragonjtë’

Champions League, faza 1/8:
Porto – Inter 0-0 (0-1)
Mançester Siti – Lajpcig 7-0 (8-1)

Champions League vijon të dhurojë emocione, gola e spektakël me Interin dhe Mançester Sitin që kualifikohen në çerekfinale.

Anglezët nuk falin në shtëpi, teksa barazimin 1-1 të sfidës së parë e justifikuan me fitoren e thellë 7-0 përballë Lajpcigut.

Haland i frikshëm argëtohet me plot pesë gola për rekord, ndërsa edhe Gyndoan e De Bryjn lënë gjurmët e tyre në këtë ndeshje. Kështu, gjermanët kthehen në shtëpi, ndërsa Mançester Siti hedh një hap më tej në Ligën e Kampionëve.

Ndërkaq UEFA shpalli lojtrin e ndeshjes norvegjezin duke e shoqëruar me shpjegimin:
“De Bruyne ka shfaqur klas të jashtëzakonshëm me vizionin dhe pasimet e tij. Por të relizosh pesë gola në ndeshje të fazës nokaut të Ligës së Kampionëve është e arritur e jashtëzakonshme”, kanë deklaruar ekspertët e UEFA-s.

Porto-Inter nuk prodhoi gola. Mjaft aktive skuadra portugeze por kjo nuk mjaftoi që porta e zikaltërve të çahej. Fitorja minimale në sfidën e parë përkthehet në biletën çerekfinaliste në favor të Interit që i bashkohet grupit të Milanit, Bajernit, Çelsit, Benfikës dhe Mançester Sitit.

Nesër radha e Realit dhe Napolit për t’i dhënë dorën e fundit Liverpulit e Frankfurtit. Emocionet e Champions League vijojnë./Sara Gjidiaj- Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!