Bajern e Milan në çerekfinale për PSG-në mallkimi vijon

Bajern Mynih shuan ëndrrën Paris Saint Germain-it për të fituar Ligën e Kampionëve, duke u imponuar edhe në ndeshjen e dytë pa pësuar gol, 2-0.

Një fitore e merituar dhe e legjitimuar mbi të gjitha me një lojë të shkëlqyer duke bërë që në pjesën e dytë arsenali i emravenë klubin e Al Kelaifit nuk mjafton për të fituar një turne kontinental.

Fillimisht Çupo- Moting në të 61′ pas atij gabimi trashanik të Verratit dhe më tej dy zëvendësuesit Kanselo- Gnabri me aksionin e nisur nga ish lojtari i Sitit, realizojnë të dytin (89′).

Sigurisht një problem për PSG për të mbetur jashtë duket se buron nga vendi i dytë në grup me Juventusin dhe Benfikën, që çoi në një përplasje aq të fortë në këtë raund.

Ndërkohë në Londër, Totenhem- Milan nuk shkoi më tej se barazimi 0-0. Kjo do të thotë se skuadra e Piolit të bëjë përpara duke kaluar për në fazën tjetër.

Anglezët e mbyllën me një lojtar më pak ndeshjen e sotme dhe rrugëtimin e tyre në Champions League pas ndëshkimit me kartonin e dytë të verdhë të Romeros.

Kështu, Milan dhe Bajerni i Mynihut janë dy ekipet që i bashkohen Çelsit dhe Benfikës në pritje të katër ekipeve të tjera që do të zyrtarizohen javën e ardhshme.

Champions League, faza 1/8:
Totenhem – Milan 0-0 (0-1)
Bajern Mynih – PSG 2-0 (3-0)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!