Real lë jashtë Liverpulin, Napoli dhuron magji

Champions League, faza 1/8:
Real Madrid – Liverpul 1-0 (6-2)
Napoli – Eintraht Frankfurt 3-0 (5-0)
Kompletohet tashmë grupi i skuadrave çerekfinaliste të Ligës së Kampionëve. Real Madrid dhe Napoli janë ekipet e fundit që i shtohen listës së Milanit, Bajernit, Mançester Sitit, Çelsit, Interit dhe Benfikës.
Reali i Madridit e kishte “fushë me lule” përballë anglezëve të Liverpul pas fitores 5-2 në takimin e parë. Benzema shënoi në këtë sfidë kthimi si për t’i vënë vulën kualifikimit dhe kështu madrilenët katapultohen në çerekfinale të kompeticionit të cilit i mbajnë kurorën.
Sakaq, edhe Napoli nuk fal gjermanët e Frankfurt. 2-0 në përballjen e parë dhe një fitore e thellë 3-0 ditën e sotme, dërgojnë napolitanët në fazën tjetër të Champions League. Ekipi i Spaletit ecën pa surpriza me skuadrën që udhëheq Serie A e cila vijon të bëjë mjaft mirë edhe në garat europoiane.
Tashmë, Liga e Kampionëve do t’i drejtohet fazave më të rëndësishme të saj me emra të mëdhenj dhe përballje titanësh në vazhdim.