Holanda proteston, na “përvëluat”…


Botërori i femrave në Francë: Polemika para çerekfinales së Kupës së Botës Itali-Holandë, në program për t’u luajtur në Montpelje.

Tema nuk ka të bëjë me asgjë tjetër, veç orarit të papranueshëm për tulipanet që me gjasë, nuk e kanë kuptuar pse është vendosur të luhet në orën 15:00, ndërsa temperaturat e këtyre ditëve janë mjaft të larta.

 “Ne i shkruam një letër FIFA-s, duke i kërkuar të luajmë në një orar tjetër, – tha tepër e mërzitur në konferencën për shtyp trajnerja holandeze Sarina Viegman. 49-vjeçarja më pas ecën: “Kemi pasur një përgjigje: Ne do të luajmë në 15:00. Është e qartë se ka arsye të rëndësishme”.

Ndërkohë, Holanda pretendente e trofeut, përpiqet të rekuperojnë yllin e saj, Lieke Martens, autore e dy golave kundër Japonisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!