Ber Sheva i përgjigjet Laçit, fiton në miqësore

 Kundërshtari i Laçit në kualifikueset e Europa League Hapoel Ber Sheva, ashtu siç ka njoftuar ‘Sporti iM’ prej disa ditësh, ka udhëtuar drejt Polonisë për të kryer disa ditë përgatirore.

Klubi nga Izraeli, nuk ka vonuar dhe ka gjetur shpejt ekipin e veriut të Polonisë që militon në ‘Ekstraklasa”, Legia Gdanks, për të zhvilluar një test miqësor.

Vëndasit luajtën si të barabartë deri në çastin kur për Hapoel Ber Shevën, shënoi Haselbaink në minutën e 43’.

Në pjesën e dytë, kundërshtari i Laçit shënoi sërish me Sabag në të 47’-ën dhe Zrihan në të 76-ën. Një minutë më parë se Ber Sheva të shënonte të tretin, polakët  humbën një penallti me anë të Mladenoviç.

Me datë 11 korrik në Shqipëri, do të luhet  ndeshja e parë e turit eliminator në Europa League mes Laçit dhe Hapoel Ber Shevës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!