Kur flet… Lipi

Marçelo Lipi, trajneri kampion bote me Italinë në 2006, sot në krye të përfaqësueses kineze, ka zbuluar një detaj interesant . 71-vjeçari ka deklaruar për ‘Tuttosport’, se ka qënë disa herë pranë stolit të Romës.
“Disa herë. Madje dhe këtë vit kur po largohej Di Fançesko. Më kanë thirrur, kanë kërkuar disponibilitetin tim, por nuk kam pranuar.
I kam falenderuar, duke ju thënë se e kam mbyllur me klubet. Edhe një vit me Kinën dhe pastaj tërhiqem. Nëse nuk shkojmë në botëror”
Lamtumira e Totit? “Me Françeskon (Totin), kam një raport special. E dija që do kërkonte të ishte më i konsideruar. E ndjen fanelën, klubin. Eksperienca e tij (si drejtues), do ishte e rëndësishme,“-ka thënë Marçelo Lipi