Holanda proteston, na “përvëluat”…

● Botërori i femrave në Francë: Polemika para çerekfinales së Kupës së Botës Itali-Holandë, në program për t’u luajtur në Montpelje.
Tema nuk ka të bëjë me asgjë tjetër, veç orarit të papranueshëm për tulipanet që me gjasë, nuk e kanë kuptuar pse është vendosur të luhet në orën 15:00, ndërsa temperaturat e këtyre ditëve janë mjaft të larta.
“Ne i shkruam një letër FIFA-s, duke i kërkuar të luajmë në një orar tjetër, – tha tepër e mërzitur në konferencën për shtyp trajnerja holandeze Sarina Viegman. 49-vjeçarja më pas ecën: “Kemi pasur një përgjigje: Ne do të luajmë në 15:00. Është e qartë se ka arsye të rëndësishme”.
Ndërkohë, Holanda pretendente e trofeut, përpiqet të rekuperojnë yllin e saj, Lieke Martens, autore e dy golave kundër Japonisë.