Rael kalon në Bilbao, Roma nuk di të ndalë

Serie A kishte në program këtë të dielë 4 sfida të javës së 19-të ku vëmendja shkoi te Juventus – Atalanta. Bardhezinjtë, edhe pas dënimit, u dukën të motivuar për të luftuar deri në fund, teksa arritën të merrnin një barazim 3-3 ndaj Atalantës.

Sakaq, Roma fitoi pastër ndaj Specias duke parakaluar Interin dhe mban -1 pikë me Milanin. Fitore mori dhe Udineze ndaj Sampdorias ndërsa në barazim 1-1 u ndanë Monza dhe Sasuolo.

Për llogari të javës së 18-të në La Liga, Barcelona dhe Real Madrid fituan ndaj Getafes dhe Atletik Bilbaos duke lënë të hapur garën për kreun.
Elçe – Osasuna u mbyll pa fitues, teksa Vijareal kaloi Xhironën vetëm falë një penalltie në minutën e 11′-të shtesë.

Rezultatet:

Serie A:
Sampdoria – Udineze 0-1
Monza – Sasuolo 1-1
Specia – Roma 0-2
Juventus – Atalanta 3-3

La Liga:
Vijareal – Xhirona 1-0
Elçe – Osasuna 1-1
Barcelona – Getafe 1-0
Atletik Bilbao – Real Madrid 0-2/Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!