Kristalizohet kreu, Arsenal i shkëputur

Premier League nuk ka munguar në këtë ditë të fundit të javës me 3 sfida të rëndësishme ku spikati Arsenal – Mançester Junajtid.

“Topçinjtë” janë të pandalshëm dhe nuk njohin kundërshtarë. Edhe pse dukej se gjithçka do të mbyllej në barazim 2-2 në këtë sfidë të sotme, Nketia shënoi golin e fitores në minutën e 90′-të duke rrëmbyer sërish 3 pikë për skuadrën e Xhakës i cili asistoi në golin e parë.

Ndërkohë, bind Haland përballë Uolves. 3 golat e sulmuesit i dhanë fitoren Mançester Sitit i cili duket se i bën presion Arsenalit nga vendi i dytë. Sfida tjetër mes Lids dhe Brentford u mbyll me rrjeta të paprekura.

Sakaq, Bundesliga ka mbyllur javën e saj të 16-të me 2 përballjet e fundit mjaft interesante. Gol pas goli në Borusia Dortmund – Augsburg deri kur verdhezinjtë fiksuan shifrat në 4-3, teksa Gladbah u mposht 2-3 me reagimin që erdhi shumë vonë përballë Leverkusen.

Rezultatet:

Premier League:
Lids – Brentford 0-0
Mançester Siti – Uolves 3-0
Arsenal – Mançester Junajtid 3-2

Bundesliga:
Borusia Dortmund – Augsburg 4-3
Borusia Gladbah – Bajer Leverkusen 2-3/Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!