Juve skandaloze, Napoli marshon, Reali kriza mbetet
![](https://sportiim.al/wp-content/uploads/2022/11/napoli-tifo.jpg)
Nga Sara Gjidiaj
E dielë e mbushur me sfida, gola dhe surpriza ishte kjo e sotmja. Nga Italia në Francë, kampionatet dhuruan shumë me përjashtim të Premier League që i la vendin ndeshjeve të Kupës.
Serie A nisi me befasinë e Sasuolos ndaj Milanit. Kampionët në fuqi u mposhtën në shtëpi me rezultatin zhgënjyes 2-5, teksa jo më pak surprizuese ishte dhe Monza me fitoren 0-2 në transfertën përballë Juventusit.
Këtë pasdite nuk bind as Lacio që nuk shkon më shumë se një barazim ndaj Fiorentinës. Ndërkohë, fitoret e Napolit tashmë janë bërë formalitet dhe kryesuesit e kampionatit nuk mund të linin 3-pikëshin as në sfidën e vështirë ndaj Romës të cilën Simeone e vendosi në minutën e 86′-të.
Sakaq, në La Liga vijoi gara me javën e 19-të ku Atletiko Madrid kaloi Osasunën, ndërsa Atletik Bilbao u ndal nga Celta Vigo. Në mbrëmje Real Madrid vërtetoi dhe një herë se nuk po kalon momentin e tij më të mirë pas barazimit 0-0 ndaj Real Sociedad.
Bundesliga ofroi 2 përballje për ditën e sotme. Borusia Dortmund mori një fitore përballë Leverkusen, ndërsa në barazim pa gola u mbyll Shalke – Këln.
Për të kaluar edhe në skenën franceze ku u duk se nuk ishte dita për kampionët e Parisit të cilët u barazuan në minutat shtesë nga Reims teksa luanin me 10 lojtarë që prej minutës së 59′-të
Rezulatet:
Serie A:
Milan – Sasuolo 2-5
Juventus – Monza 0-2
Lacio – Fiorentina 1-1
Napoli – Roma 2-1
La Liga:
Real Vajadolid – Valencia 1-0
Osasuna – Atletiko Madrid 0-1
Celta Vigo – Atletik Bilbao 1-0
Real Madrid – Real Sociedad 0-0
Bundesliga:
Shalke – Këln 0-0
Bajer Leverkusen – Borusia Dortmund 0-2
Ligue 1:
Nicë – Lilë 1-0
Auxerre – Montpelje 0-2
Brest – Anxhers 4-0
Klermont – Nantë 0-0
Strasburg – Tuluzë 1-2
Azhaksio – Lion 0-2
PSG – Reims 1-1