Kieza: Fitorja e Juves i dedikohet Vialit
Dha asistin te goli vendimtar i Danilos (Juve- Udineze 1-0), pas ndeshjes Federiko Kieza foli për DAZN.
“Kjo fitore i përket Xhanluka Vialit. Ai ishte një person i madh, pata fatin ta takoja në jetën time. Ishte njeri me një nivel të lartë njerëzor. Në kampionatin Europian ka qenë një lojtar më shumë për ne pasi zbriste shpesh e takonte skuadrën. Emocionet janë të shumta sa duhet të flasim me orë e orë të tëra për kampionin që ka qenë. Kjo fitore është për të”.
Çfarë ishte viti për ju?
“Ishte një vit shumë i vështirë për mua. E kam lënë pas vetes, tani jam i përqendruar në fushë dhe duhet të punoj më shumë për t’u rikthyer në nivelet e mëparshme. Nuk e nisëm mirë, por tani ne kthehemi në rrugën e duhur.”
Tetë fitore radhazi pa pësuar gol…
“Po flas vetëm për ndeshjet e fundit ku ne i kemi rregulluar shifrat. Por siç thotë trajneri, ne duhet të ngremë pjacën.”
Ndërkaq më herët Fiorentina mundi Sasuolon 2-1 ndërsa ka nisur Monza- Inter./Sportiim.al/
Seria A, java e17:
Fiorentina- sasuolo 2-1
Juventus- Udineze 1-0
Monza- Inter 0-0 kohë reale …vijon