Inter mund Napolin dhe hap ‘Scudetto’-n, ecin Juve e Milan

Kjo e mërkurë shënoi edhe rikthimin e kampionatit italian në fushën e lojës pas ndërprerjes që prej datës 13 nëntor. Serie A luan javën e saj të 16-të me sfida dhe rezultate interesante, pa harruar spektaklin që dhuruan skuadrat në fushë.

Supersfida e mbrëmjes mes Interit dhe Napolit u mbyll me fitoren e zikaltërve në shifrat 1-0. Këmbëngulja e vendasve u pa që në minutat e para por goli erdhi vetëm gjatë pjesës së dytë falë Xhekos.

Kryesuesit e klasifikimit nuk u dukën dhe aq në formë pas pushimeve duke bërë një hap fals në këtë sfidë të parë të vitit dhe duke pësuar humbjen e parë.

Sakaq, më herët Milan mposhti 1-2 Salernitanën me kuqezinjtë që dominuan gjatë 90 minutave lojë. Po me shifra të ngushtë e me vuajtje kaluan Roma dhe Juventus duke kaluar respektivisht Bolonjën dhe Kremonezen.

Ndërkohë, surprizat e para të vitit 2023 i sollën Atalanta me Lacion. Bergamaskët morën me vështirësi një barazim 2-2 ndaj Specias ndërsa për “Shqiponjat” e Lacios me Hysajn në stol, Leçe kishte rezervuar një “dhuratë” të pakëndshme. Skuadra e Sarrit u mposht 2-1 në transfertë.

Në barazim 1-1 u mbyllën Torino – Verona, Fiorentina – Monza dhe Udineze – Empoli, ndërsa në shifrat 1-2 Sampdoria mposhti Sasuolon.

Serie A, Java 16:
Salernitana – Milan 1-2
Sasuolo – Sampdoria 1-2
Specia – Atalanta 2-2
Torino – Verona 1-1
Roma – Bolonja 1-0
Leçe – Lacio 2-1
Kremoneze – Juventus 0-1
Fiorentina – Monza 1-1
Inter – Napoli 1-0
Udineze – Empoli 1-1/Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!