Lahoz, tjetër rekord me kartonët

Ai u dëbua nga ‘Katar 2022’ pasi dha 16 kartonë të verdhë në duelin Holandë-Argjentinë në ‘Lusail’ ndërsa sot dha mesazhin e qartë se ai i qëndron fort ideve të tij gjykuese.

Bëhët fjalë për 45 vjeçarin spanjoll Mateu Lahoz i cili përgjatë derbit katalanas Barcelona-Espanjol dha plot 13 të verdhë dhe dy të kuq në fushë dhe dy të tjerë për stolin e Barçës mes tyre dhe trajnerit Ksavi.

Ndonëse Lahoz prej vitesh mbetet një arbitër i nivelit të lartë, sot tej arsyetimit vetjak për kartonët, duket se gaboi rëndë te akordimi i penalltisë për Espanjolin në të 73-ën. Ai vlerësoi si faul një duel ku vetëm i tillë nuk dukej.

Ndërkaq Barcelona dhe Espanjol u ndalën te barzimi 1-1. Fillimisht shënoi Marko Alonso për blaugranët ndërsa nga pika e bardhë barazoi Joselu. Kjo ka bërë që kreun pas 15 javëve në La Liga ta ndajë me Realin me nga 38 pikë./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!