Hap fals i Barçës, Sevilja nuk del nga fundi

sportiim2

Vijareal feston pas suksesit të sotëm me simbolet e ndërrimit të viteve.

Për javën e 15-të të saj, La Liga luajti sot tri ndeshje të fundit të vitit kalendarik 2022.

Dita nisi me derbin e Katalonjës teksa në “Nou Camp” u përballen Barcelona dhe Espanjol. Në këtë takim ë luajtur në 14:00, përpos rezultatit të barabartë 1-1 ajo që mori vemëndje në Spanjë ishte fakti që arbitri Lahoz përsëriti vetën (Holandë-Argjentinë në Botërorin e Katarit 16 kartonë) me numrin e madh të kartonëve.

Pak më vonë në (16:15) u luajt takimi Vijareal- Valencia. Dueli me pritshëmri të lartë dhe i luftuar në gjithë hapësirën, u fitua nga “Nëndetësja” e verdhe me përmbysje 2-1.

Po në këtë fasho orari u zhvillua takimi mes dy skuadrave baske; Sociedad dhe Osasuna. Kjo ndeshje i takoi vendasëve të cilët mbyllen me shifrat 2-0.

Ndërkaq në tabelë të distancuar nga të tjerat, kryesojnë Real e Barcelona me nga 38 pikë.

La Liga, java e 15-të:

Barcelona- Espanjol 1-1

Vijareal- Valencia 2-1

Real Sociedad- Osasuna 2-0 /Sportiim.al/

?>