Kryeministri Kishida: Japonia befasoi botën e futbollit

Lojtarët e Japonisë janë pritur si heronj pas mbërritjes në atdheun e tyre. Në aeroportin e Naritës, ata u duartrokitën nga qindra bashkatdhetarë, përpara se të priten nga kryeministri Fumio Kishida.

Kryeministri Fumio Kishida lavdëroi ekipin kombëtar të futbollit të Japonisë të enjten, duke thënë se ‘Samurai Blue’ “befasoi botën dhe pa dyshim u dha kurajo dhe energji tifozëve në Japoni”.

Anëtarët e ekipit kombëtar, të udhëhequr nga trajneri Hajime Moriyasu dhe kapiteni Maya Yoshida, u takuan me Kishidën në zyrën e Kryeministrit një ditë pasi mbërritën në Japoni nga Kupa e Botës në Katar.

Moriyasu i dhuroi Kishidas një uniformë të ekipit kombëtar të Japonisë dhe shprehu mirënjohjen e tij, duke thënë: “Falë inkurajimit të të gjithëve nga Japonia, ne ishim në gjendje të konkurronim me guxim”.

Sakaq, Japonia u eliminua në sfidën për 1/8 nga Kroacia me penallti. Në Grupin E, skuadra aziatike befasoi teksa kaloi si e parë me 6 pikë. Mundi Gjermaninë 2-1 humbi 0-1 me Kosta Rikën dhe fitoi me Spanjën 2-1./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!