Spanja ia beson stolin Luis de la Fuentes, zyrtarizimi të hënën

RFEF ka zgjedhur Luis de la Fuente si trajnerin e ri të kombëtares. Drejtori sportiv, Hoze Françisco Molina, i ka përcjellë një raport presidentit, Luis Rubiales, ku rekomandon zgjedhjen e trajnerit nga La Rioja, deri tani trajner i U21, për të drejtuar fazën e re që fillon pas Botës.
Raportin për emërimin e tij Molina do ta prezantojë të hënën e ardhshme, më 12 dhjetor, në bordin e drejtorëve të RFEF.
Luis de la Fuente (Haro, 1961) ka arritur me sukses në kategoritë e ulëta të Kombëtares që nga ardhja e tij në RFEF. Në vitin 2015, ai u shpall kampion i Europës me ekipin 19 vjeç. Në vitin 2018, ai ishte fitues i medaljes së artë në Lojërat Mesdhetare me ekipin U18. Më pas, në korrik 2018 u emërua trajner i U21 dhe një vit më vonë, në vitin 2019, u shpall kampion i Europës në Itali, duke arritur fitoren e pestë për Spanjën pasi mposhti Gjermaninë në finale (2-1). Trajneri arriti një medalje argjendi olimpike në Lojërat Olimpike Tokio 2020.
Trajneri i ri do të debutojë në mars në fazën kualifikuese të Gjermanisë për Euro 2024 dhe do të drejtojë dy ndeshjet e para kundër Norvegjisë dhe Skocisë.
Pasi emërimi i tij të pranohet nga bordi i drejtorëve, Luis de la Fuente do të prezantohet të hënën, më 12 dhjetor në orën 12:30 në dhomën Luis Aragones të Ciudad del Futbol.