Iku Santos, Ronaldo qëndron te Portugalia

Kristiano Ronaldo nuk do të tërhiqet tani nga kombëtarja e Portugalisë. Ai beson se mund të jetë i dobishëm për vendin e tij të paktën deri në EURO 2024.

Është ‘Correio da Manhã’ ajo që ka dalë në këtë konkluzion duke dëshmuar se largimi i trajnerit Fernando Santos nga luzitanët ka ndikuar në një vendim tjetër të portugezit me numër 7-të.

Në fakt në kronologjinë e zhvilimëve te kombëtarja portugeze gjatë ‘Katar 2022’ shpesh u aludua se një pjesë e futbollistëve e veçmas trajneri Santos në mënyra të ndryshme e refuzuan Ronaldon. Madje Santos, i tregoi stolin në ndeshjet e fundit duke bërë që krisja të thellohej.

Ndërkaq, Santos pas dështimit në gjysmëfinale me Marokun largohet ndërsa Ronaldo qëndron./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!