Ndeshja e ‘jetës’, Zvicëra ‘shqiptare’ mund Serbinë në ‘Katar 2022’

  • Granit Xhaka shpallet nga FIFA njeriu i ndeshjes në Serbi- Zvicër 2-3

Botërori 2022, Grupi G:
Kamerun – Brazil 1-0
Serbi – Zvicër 2-3

Me ndeshjet e mbrëmjes Kamerun – Brazil dhe Serbi – Zvicër, është përmbyllur dhe faza e grupeve në ‘Katar 2022’. Tashmë janë plotësuar 16 skuadrat më të mira të botës që do të vijojnë garën për trofeun e madh.

Mes tyre do të jetë dhe Zvicra e Shaqirit dhe Xhakës që përsërisin historinë ndaj Serbisë duke e mposhtur sërish. Në shifrat 2-3 ku nuk mungoi goli i Xherdan Shaqirit , zviceranët triumfuan ndaj serbëve duke i rrëmbyer kualifikimin.

Nuk munguan as momentet e tensionit në lojë dhe përfundim të sfidës ku protagonist ishte kapiteni Granit Xhaka i cili u ndëshkua edhe me karton të verdhë. Sikundër dhe Mitroviç.

Sakaq, në mdeshjen e luajtur paralelisht Brazili “kopjoi” Francën e Spanjën duke u mundur nga Kameruni në shifrat minimale 1-0 me një gol të shënuar nga Abubakar në minutat shtesë. Një fitore kjo që nuk vlen për kamerunasit pas triumfit të Zvicrës ndaj Serbisë.

Ndërkohë, çiftet që do të ndeshen në fazën e radhës vijojnë si më poshtë:

Holandë – SHBA
Argjentinë – Australi
Francë – Poloni
Angli – Senegal
Japoni – Kroaci
Brazil – Kore e Jugut
Marok – Spanjë
Portugali – Zvicër/Sara Gjidiaj/ (Foto: Twitter)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!