Raundi me eleminim, sot Holanda dhe Argjentina ndaj…

Dje janë mbyllur ndeshjet e fundit në grupe për Kupën e Botës ‘Katar 2022’. Në të tetë grupet, ndonëse surprizat nuk munguan, u filtruan kombëtare të cilat i bënë më mirë llogaritë e tyre.

Ndërkohë sot nis raundi i ndeshjeve për 1/8 e këtij botërori që po zhvillohet në 8 impinate në vëndin e vogël të Lindjes së Mesme.

Do të hapë Holandë- SHBA në 16:00 me formulën njëra nga dy skuadrat duhet të ecë përpara ndërsa tjetra për tu kthyer në shtëpi.

Në mbrëmje (20:00), Argjentinë-Australi për t’ja lënë vendin ditës së diel aty ku do të zhvillohen dy sfida të radhës.

Kështu, në këtë pikë të garës, barazimi nuk vlen dhe nëse gjithëçka mbyllet pa fitues, ka kohë shtesë 2×15 e më pas nëse sërish ka barazim,vjen verdikti i penalltive.

Sot për 1/8-at:

Holandë – SHBA 16:00
Argjentinë – Australi 20:00

në vijim…


Francë – Poloni
Angli – Senegal
Japoni – Kroaci
Brazil – Kore e Jugut
Marok – Spanjë
Portugali – Zvicër /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!