Katari i “qokave”, ikën Uruguai

Botërori 2022, Grupi H:
Ganë – Uruguai 0-2
Kore e Jugut – Portugali 2-1

Uruguai e mbyll me fazën e grupeve, Koreja surprizon ndaj Portugalisë dhe vulos kualifikimin.

Koreja e Jugut është skuadra tjetër e Grupit H që së bashku me Portugalinë kalon në fazën tjetër të këtij Botërori.

Pas fitores 2-1 ndaj Portugalisë të vendosur në minutën e parë shtesë, koreanët mbërrijnë vendin e dytë në klasifikim me 4 pikë çka i siguron një biletë përtej grupit.

Sakaq, Uruguai bëri detyrën pavarësisht se fitorja 2-0 ndaj Ganës nuk vleu për ta. Numri më i ulët i golave të shënuar krahasuar me atë të Koresë së Jugut lë uruguajanët jashtë ndeshjeve me eleminimim direkt.

Ndërkaq, në mbrëmje luhet për llogari të Grupit G mes Kamerunit dhe Brazilit, si dhe Zvicrës e Serbisë. Vetëm brazilianët kanë prerë biletën, ndërsa tre skuadrat e tjera matematika i lejon të shpresojnë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!