Verder Bremen: Rashica vlen 35 milionë!…
Milot Rashica, me shumë gjasa, është lojtari më i shtrenjtë shqiptar aktualisht në tregun e futbollit europian. Verder Bremen, skuadra gjermane e Bundesligës kërkon 35 milionë euro për ta lejuar futbollistin e kombëtares së Kosovës që të largohet nga radhët e saj.
Klubi i njohur i Benfikës, i ka ofruar 18 milionë euro skuadrës së Bremes për kartonin e Rashicës. Por sipas gazetës gjermane “Bild”, mësohet se drejtuesit e Verderit e kanë refuzuar ofertën, me pretendimin e 22-vjeçari nga Vushtria vlen shumë më tepër nga sa propozojnë portugezët.
Madje ata edhe i kanë vënë çmimin. Sipas drejtuesve të klubit gjerman, talenti kosovar Milot Rashica, që ka bërë një sezon të shkëlqyer në Bundesligë, por edhe një performacë impresionuese me përfaqësuesen e Kosovës, aktualisht kushton 35 milionë euro.
Për të përfituar nga talenti i spikatur i Rashicës, klubi gjerman i Verder Bremenit shpenzoi 7 milionë euro për të blerë kartonin e tij nga skuadra holandeze e Viteses, ku kosovari luante më herët se të kalonte në Bundesligë.