Partizani-Tirana (Live)
Partizani-Tirana 0-2 final.
46′: Gol Tirana shënon Xhixha 0-1
69′:Gol Tirana shënon nje gol ‘alla Mesi’, Redon Xhixha 0-2
25′ Xhixha humb penallti
Kulmon sot java e 6-të e Abissnet Superiore me derbin e kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës, i 168-ti në histori.
Me start në 19:00 kryeqytetasit përplasin brirët në “Air Albania”. Të dyja skuadrat kanë lënë pas fitoret si në kampionat ashtu dhe në Kupë duke u përqendruar maksimalisht në betejën e sotme.
Xhovani Kolela dhe Orges Shehi kanë zbardhur titullarët për përballjen që pritet të nisë në më pak se 1 orë dhe që do të gjykohet nga Juxhin Xhaja.
Formacionet zyrtare:
Partizani: Rexhepi, Buxhelaj, Sota, Bitri, Hadroj, Murataj, Matondo, Rrapaj, Hoti, Skuka, Da Silva. Tr: Xhovani Kolela
Tirana: Bekaj, Ismajlgeci, Lulaj, Behiratçe, Toshevski, Deliu, Aleksi, Kallaku, Xhixha, Patrik, Hasani. Tr: Orges Shehi