Raul, momenti i trajnimit…
Raul Gonzales, legjenda e Real Madrid që ka drejtuar skuadrat e të rinjve, është zyrtarizuar nga klubi i Florentino Perez për të drejtuar ekipin e dytë të Realit.
Epokë e re te Real Madrid Kastila, duket se e ngjit futbollistin më të mirë të historisë së Realit, në katedrën e trajnerëve me të ardhme të sigurtë. marrë drejtimin e skuadrës së dytë ‘Los Blancos’.
Ish-sulmuesi Raul Gonzales, sot 41 vjeç, e ka veshur për 16 sezone fanelën e Realit teksa më vonë është bërë pjesë e Shalke 04 në Bundesligë dhe disa skuadrave të tjera. Ka fituar tre tituj të Ligës së Kampionëve dhe gjashtë tituj të La Liga.