Nejmar, sposton Grizman… me Mesin
Nuk ka shkuar mirë ndeshja e parë në “Copa America”, ndërsa Argjentina e tij, është mundur 0-2 nga Kolumbia, por Lionel Mesi ka kërkuar nga presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, të ndalojë ardhjen e Grizman e të risjellë edhe njëherë tjetër brazilianin Nejmar.
“El Mundo” sqaron situatën, duke iu referuar fjalëve të argjentinasit Mesi në bisedën e kryer me drejtuesit blaugranë. Në këtë mënyrë, Barcelona është duke menduar ndalimin e bisedave me Grizman, duke hapur dritën jeshile për Nejmar. Aq më tepër që ardhja e francezit te katalanasit, nuk entuziazmon aspak grupin aktual. Me Mesin në krye…