Apolonia, kryefjala e javës…
Kategoria e Parë në aktin e dytë sezonal. Bie Besa, Flamurtari vuan për një pikë, bind Apolonia.
Kategoria e Parë u rikthye sot për të luajtur javën e dytë të saj. Flamurtari barazoi me vështirësi Korabin, ndërsa Apolonia fitoi bindshëm ndaj Turbinës.
Në sfidat e tjera, Luzi 2008, pas fitores ndaj Flamurtarit, u ndal në barazim nga Oriku, teksa lezhjanët mposhtën minimalisht Besën e Kavajës.
Përmbyll javën e dytë nesër sfida me aromë Superioreje mes Skënderbeut dhe Dinamos me start në 17:45.
Rezultatet e javës së dytë::
Flamurtari – Korabi 1-1
Burreli – Tërbuni 1-1
Tomori – Lushnja 2-1
Besëlidhja – Besa 2-1
Apolonia – Turbina 5-2
Luzi 2008-Oriku 1-1
Nesër:
Skënderbeu – Dinamo 17:45