Kampionët vizitojnë Kastriotin, Vllaznia në Rrogozhinë

Superiorja me javën e katërt dhe Kategoria e Parë me të dytën, janë zhvillimet sportive të ditës në formatin garë futbollistike në dy nivelet më të larta në vend.

Elita e cila luajti dje takimin e parë të javës (Teuta- Kukësi 0-0) vjen sot me dy përballjet e orës 15:00. Në program Kastrioti- Tirana në Kamëz dhe Egnatia-Vllaznia në Rrogozhinë.

Kastrioti- Tirana:

Te krutanët me shumë mundësi trajneri Çela do ti japë një fanellë titullari Bedri Grecës i cili vjen pas problematikave fizike. Nga formacioni ‘Tip’ i Kastriotit risia gjëndët në majë të sulmit teksa në vend të Ajazit pritet të vendoset Gabriel Morbek.

Në kahun tjetër, Tirana ka preferuar të riktheje Behiratçën në qëndër të mbrojtjes ndërsa ka shtuar fantazinë në mesfushë. Kallaku dhe Deliu pritet të punojnë fort për lojtarët përpara që udhëhiqen nga Redon Xhixha. Ndërkohë sulmuesit Patrik Robson Monteiro e Elvi Berisha nisin nga stoli. Për Limajn ka shqetësime fizike. Kjo ndeshje gjykohet nga Andi Koçi.

Egnatia- Vllaznia:

Rrogozhinasit befasuan Laçin javën e kaluar teksa fituan jashtë 0-1 dhe sot grupi i Edlir Tetovës kërkon një tjetër sukses. Në shtëpinë e tyre, presin Vllazninë e cila vjen pa tre futbollistë titullarë si Hakaj, Latifi dhe Herald Marku i pezulluar. Te kampi vendas nuk raportohen mungesa.

Ndeshja e fundit në Rrogozhinë mes këtyre dy skuadrave luajtur më 19 mars 2022 prodhoi shifrat 3-0 për skuadrën e Egnatias. Përballja vjen nën ‘bilbilin’ e Kreshnik Cjapit.

Abissnet Superiore, java e 4:

15:00

Kastrioti- Tirana (në Kamëz)

Egnatia-Vllaznia

Kategoria e Parë, java e dytë

15:00

Apolonia- Turbina

Besëlidhja-Besa

Burreli- Tërbuni

Flamurtari- Korabi

Tomori- Lushnja

Luzi 2008-Oriku (në Shijak)

Të dielën në 17:45

Skënderbeu- Dinamo /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!