Kukësi nuk e lë me kaq…
Në orët e fundit të merkatos së kësaj vere, klubi verilindor i Kukësit ka zyrtarizuar tre futbollistë afrikanë. Ata janë: Daniel Momoh, Shamsudin Sani dhe Olamilekan Oseni.
Njoftimi i klubit:
Futboll Klub Kukesi njofton se mesfushori nigerian Daniel Momoh është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Momoh ka firmosur me klubin tonë për 3 sezonet e ardhshme, duke u bërë në këtë mënyrë futbollisti më i ri i skuadrës sonë.
20 vjeçari nigerian Momoh do të aktivizohet me ekipin e Kukësit U21, duke qenë nën vëzhgimin e stafit teknik për ekipin e parë
Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje mesfushorit dhe shumë suksese me fanellën e skuadrës sonë. Welcome Daniel!