Teqja te Bylis, Egnatia afron një “Diamant”

Dita e fundit e merkatos së verës këtë të mërkurë të 31 gushtit është futur në orët e fundit të lëvizjeve për klubet e Superiores.

Ndonëse 10 pjesëmarrëset kanë kohë që operojnë në hyrje -dalje, e sotmja nuk ka patur dhe aq ‘zhurmë’. Marçelino Preka nga Bylis te Partizani mund të konsideroht afrim mjaft i mirë i klubit të kuq.

Duket si një shkëmbim mes Partizanit dhe Bylis pas pikërisht këto momente raportohet se potieri Aldo Teqja nga të kuqtë kalon te Bylis.

Tirana ka bërë një tjetër përforcim në prapavijë. Bardheblutë kanë mbyllur gjithçka me mbrojtësin elbasans Bruno Lulaj.

Por dhe Egnatia afroi nga Flamurtari sulmuesin 22-vjeçar Gersi Diamanti duke shtuar emrat e lojtarëve të shumtë që iu bashkuan grupit që drejtohet nga Edlir Tetova./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!