Lacio mund ish trajnerin, Inter në hije

Serie A nis xhiron e saj të tretë me supersfidën Lacio – Inter. Në “Stadio Olimpico” të Romës triumfuan vendasit me rezultatin 3-1. Anderson, Alberto dhe Rodrigez dërguan tre herë topin në rrjetë, ndërsa goli i vetëm për zikaltërit u shënua nga Martinez.

Hysaj dhe Asllani e nisin nga stoli. Mbrojtësi i Lacios aktivizohet 20 minuta nga fundi. Asllani nuk preferohet në këtë sfidë.

Sakaq, më herët Udineze fitoi me përmbysje ndaj Monzës në shifrat 2-1.

Starton java e tretë edhe në La Liga me fitoren minimale të Celta Vigos ndaj Xhironës, teksa luhet ende sfida mes Real Betis dhe Osasunës. Real Betis në avantazh.

Në sfidën e vetme të Bundesligës gjermane, Frajburg fitoi me vështirësi përballë Bohum me një gol të Grifo, ndërsa në Ligue 1, Lilë me Zhegrovën në fushë për 74 minuta, fitoi ndaj Azhaksios së Qazim Laçit (luajti nga minuta e 74′) 1-3.

Serie A:
Lacio – Inter 3-1
Monza – Udineze 1-2

La Liga:
Xhirona – Celta Vigo 0-1
Real Betis – Osasuna 1-0 kohë reale

Bundesliga:
Frajburg – Bohum 1-0

Ligue 1:
Azhaksio – Lilë 1-3 /Përgatiti: Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!