Murinjo merr fjalën në Torino, Liverpul shfryn me 9 gola

Dibala rikthehet në “Allianz Stadium” me fanellën e Romës.
Mou në pushim: “I thashë ekipit që më vinte turp për ta”

Roma bën pretendenten në Seria A. Skuadra e Murinjos ka ndalur në transfertë bardhezinjtë e Juves në një barazim 1-1. Edhe pse Juventus e ka dominuar fort pjesëne parë. Fiton Torino ndaj Kremonezes në fushën e kësaj të fundit ndërsa Milan me gola të Leaos dhe Zhiru kalon 2-0 ndaj Bolonjës. Sfida e fundit e mbrëmjes Specia- Sasuolo dha 2-2.

Në Angli, Liverpul “del nga vetja” duke i shënuar 9 të gola Burnemuth. Fiton dhe Arsenali në derbin me Fulham 2-1. Topçinjtë mbajnë vendin e parë në Premier League me 4 fitore.

Ka dritë jeshile për Mançester Junajtid i cili me Kasemiron debutues dhe Roaldon që nis nga stoli fiton ndaj Sauthempton 0-1. Goli u shënua nga Bruno Fernandesh. Çelsi fiton 2-1 me leter ndërsa po tri pikë merr Brajton me Lids në suksesin1-0. Për Sitin ndaj Kristal palasë flasin shifrat 4-2 për ekipin e Guardiolës.

Bundesliga përplasi sot dy nga skuadrat me rivalitet të theksuar mes tyre. Në Mynih, Bajren- Mynshengladbah u mbyll 1-1. Ndërkaq Union Berlin nuk ndalet. Fton tenistikisht 1-6 me Shalken.

Hertha nuk ngre kokë, e mundi Dortmund 0-1. Situatë e njëjtë me Hofenheim- Augsburg 1-0. Lajpcig triumfon 2-0 në shtëpi me Volfsburg ndërsa Mainz u mund 0-3 nga Leverkusen.

La Liga i dha notë maksimale Vedat Muriqit autor i golit të parë dhe Majorkës skuadër. Fitoi 0-2 ndaj Vajekanos në Madrid. Elçe u mund nga Sociedad 0-1 ndërsa Almeria- Sevilja 2-1./ Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!