Banjaja rikthehet te fitorja, MotoGP ka ende …llogari

Italiani i Ducati-it Françesko Banjaja niset i pesti por mbërrin i pari në vijën e finishit në Silverstone.

Nga Asen në Silverstone fiton dy herë radhazi Banjaja. Në GP britanike teksa shënon rikthimin në pistë pas pushimit veror (ndali në fund të qershorit në Holandë), pararendësi i skuadrës Ducati i reziston sulmit përfundimtar të Maverik Vinjales dhe ul diferencën në klasifikimin e përgjithshëm me Fabio Kuartararon i cili nuk shkon përtej vendit të tetë.

Sakaq, Maverik Vinjales i dyti dhe Xhek Miler i terti plotësuan podiumin e Çmimit të Madh sot në Angli. Aspak me fat Johan Zarko i nisur nga ‘pole’ duke përfunduar jashtë gare pas rrëzimit.

Vijon të kryesojë botëroron francezi Fabio Kuartararo me 180 pikë i ndjekur nga Aleks Espargaro 158 dhe Peko Banjaja me 131 pikë./Sportiim.al/

Immagine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!