MotoGP/ Zarko, ‘pole’ në Silverstone

Rikthehet pas një pauze Botërori i MotoGP. Të dielën në Angli, në pisten e Silverstone, gara e 12-të sezonale.

Në këtë rikthim pilotët u ushtruan sot me provat zyrtare të cilat kaluan përmes peripecive të shumta dhe surprizave.

Kështu ‘pole position’ i takoi francezit të Dukati Pramac Johan Zarko i cili la prapa Maverik Vinjales. Spanjolli i Aprilia do të niset përpara Dukatit zyrtar të përfaqësuar nga Xhek Miler.

Nga vija e dytë vjen kampioni i botës dhe udhëheqësi i Botërorit Fabio Kuartararo (Yamaha). Pas tij niset italian i Françesko banjaja ndërsa i gjashti Aleks Espargaro me Aprilia.

Klasifikimi kryesohet nga Kuartararo me 172 pikë i ndjekur nga Aleks Espargaro me 151 dhe Johan Zarko me 114./Sportiim.al/

Grafika e nisjes:

Immagine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!