Markez: Do jem në Austri për të folur me HRC

Honda në vështirësi në MotoGP, por Mark Markez nuk e braktisi kurrë për të menduar vetëm për rehabilitimin pas një operacioni tjetër në krahun e tij.

Kampioni i lindur në 17 shkurt 1993 në Cervera të Spanjës pritet të shkojë në Austri për të ndjekur garën e radhës, në program më 21 gusht.

“Honda është në një moment kritik – pranon vetë Markez në deklaratat e lëshuara nga Honda -. Unë jam duke folur shumë me ekipin dhe po përpiqem të kuptoj motorin e vitit 2022 dhe çfarë po ndodh me të.

Do të shkoj në Austri, për të biseduar me të gjithë stafin e HRC nga Japonia e për të punuar për të ardhmen. Me operacionin tjetër isha shumë i shkëputur, tani dua të përfshihem më shumë që kur të kthehem të kem gjithçka të freskët”.

Për sa i përket gjendjes së tij, 8 herë kampioni botës në të gjithë kategoritë mbi motorrë shfaqet objektiv dhe i matur: “Hap pas hapi ndihem më mirë dhe kocka po shërohet mirë.

Në fund të gushtit kam një kontroll tjetër, nga aty mund të bëjmë një hap tjetër me rehabilitimin. Jam optimist, por nuk dua të deklaroj se kur kthehem” tha ndër të tjera piloti i Honda-s i cili flet pas dhjetë javëve nga operacioni i fundit./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!