‘Euro 2022’ Femra/ Angli-Spanjë për biletën gjysmëfinale
Angli- Spanjë për femra në program sot në 21:00 do të jetë çerekfinalja e parë e ‘Euro 2022’ që po zhvillohet në Angli.
Nesër në fushë për të kërkuar biletën e gjysmëfinalistes Gjermani-Austri (Brentford 21:00). Një ditë pas këtij takimi, radha i takon Suedi- Belgjikë (në Mançester) aty ku në fushë do të zbresë (me Suedinë) Kosovare Asllani.
Faza çerekfinaleve mbyllet të shtunën me duelin Francë-Holandë në program për tu luajtur në Rotherham (21:00).
Faza çerekfinale, programi:
Angli- Spanjë (sot)
Gjermani-Austri (të enjten 21 korrik)
Suedi- Belgjikë (të premten 22 korrik)
Francë-Holandë (të shtunën 23 korrik)
Të gjitha ndeshjet në orën 21:00 /Sportiim.al/