‘Euro 2022’ Femra/Anglia kalon mes polemikave Spanjën

Gjyqtarja franceze Stefani Frapart, nuk sheh një faull të anglezëve te goli i barazimit. Më tej, vendasit shënojnë një supergol në shtesë dhe marrin kualifikimin për në gjysmëfinale.

Anglia është gjysmëfinalistja e parë e Europianit të femrave 2022. Bileta e dëshiruar ka ardhur mes drithmash në impiantin e Brajton teksa ndaj Spanjës, mbushur me talente, të zotët e shtëpisë kanë fituar 2-1 (pas kohës shtesë).

Në shtesë mendon Stenuai e cila me një goditje të kalibruar, dërgon topin në trekëndësh dhe Anglinë përpara. Insistimi i iberikeve për të balancuar shifrat ka rezultuar ‘nul’ pasi skuadra me të bardha ruajti deri në fund supermacinë e një goli.

Për kronikë, spanjollet kaluan të parat në avantazh me Gonzalez në minutën e 54′-të ndërsa në minutën e 84′-të vjen goli i barazimit për anglezet me Tun.

Vetëm pas 6 minutave të shtesës së parë, Stenuej shënon golin për Anglinë Kështu Anglia përmbys Spanjën dhe pret biletën e parë për në gjysmëfinale.

Nesër luhet çerekfinalja e dytë mes Gjermanisë dhe Austrisë. Sfida starton në 21:00./Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!