FSHF, program unik për futbollin e moshave

Hiqet taksa e rregjistrimit për amatorët dhe do të reduktohet pagesa për ekipet e moshave në kampionatin e Superiores dhe të Kategorisë së parë

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i shoqëruar nga sekretari i përgjithshëm Ilir Shulku, anëtari i Komitetit Ekzekutiv, Abdyl Kuriu dhe përgjegjësi i Zyrës Rajonale të Tiranës, kanë zhvilluar sot një takim pune me trajnerë dhe drejtues të shoqatave e akademive sportive, që operojnë në qarkun e Tiranës.

Presidenti Duka falenderoi të pranishmit për kohën, duke nënvizuar se qëllimi i këtij takimi është shkëmbimi i ideve, dhënia e propozimeve e mendimeve për të masivizuar futbollin, si dhe për të ndihmuar shoqatat në disa drejtime.

“Fokusi jonë ka qënë dhe mbetet futbolli i fëmijëve. Edukimi i fëmijëve që luajnë futboll duhet të realizohet nëpërmjet një programi që do të realizohet nga drejtoria teknike në FSHF në konsulencë me ju. Ky program duhet të jetë i detyrueshëm për të gjithë futbollin në Shqipëri. I ngjashëm me kurrikulat e shkollave në arsim, i cili duhet të studiohet mirë dhe stërvitshmëria e futbollistëve të jenë në standarte dhe parametra cilësorë. Pasi të miratohet ky program, duhet të kontrollohet dhe monitorohet nga strukturat tona për tu zbatuar nga të gjithë”, tha ndër të tjera presidenti Duka.

Në takim u dëgjuan me vëmëndje të gjithë problematikat që kanë shoqatat sportive si edhe propozimet e tyre. Presidenti Duka premtoi se do të ndryshohet kompesimi për taksën e formimit, do të rritet dhe të garantohet që klubet të marrin pagesën për lojtarët që kanë formuar.

Në të njëjtën kohë u garantua zerimi i tarifave të regjistrimit në kampionat për amatorët si dhe reduktimi i tarifave për ekipet pjesëmarrëse në Kategorinë Superiore dhe atë të Parë në U-17 dhe U-19. Një tjetër pikë që u diskutua ishte dhe krijimi i kampionatit kombëtar për moshën U-15.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!