“Me besim e punë mund të shkoni larg”!

Sapo është hedhur shorti dhe goglat kanë përcaktuar kundërshtarët e skuadrave tona në kompeticionet e UEFA-s, presidenti Duka ka uruar Partizanin, Kukësin, Teutën dhe Laçin, që do të do të marrin pjesë në kompeticionet europiane.

Në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, presidenti i FSHF-së, u ka dërguar një mesazh shumë optimist dhe nxitës përfaqësuesve të futbollit Shqiptar në skenën europiane këtë sezon, duke shprehur besimin se ato mund të shkojnë larg.

“Suksese Partizanit, Kukësit, Teutës dhe Laçit në përfaqësimin europian! Sot skuadrat shqiptare kanë njohur kundërshtarët e tyre në kompeticionet europiane, UEFA Champions League dhe UEFA Europa League.

Dua t’i uroj të katër skuadrave shumë suksese në këtë garim në sfidat europiane dhe dëshiroj që të shkojnë sa më larg. Me strategji dhe objektiva seriozë për të arritur objektiva të rëndësishëm, si dhe me besim e punë mund të shkoni larg, duke e bërë të pamundurën të mundur dhe utopiken një realitet të prekshëm.

Suksesi është gjithmonë i arritshëm!”, shkruhet në urimin e presidentit të FSHF-së, Armand Duka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!