Sançes te Milan? PSG gati ta rrëmbejë
Origi dhe Sançes janë planifikuar nga kuqezinjtë e Piolit. Për luzitatin në garë futet fort PSG
Milani rrezikon të humbë afrimin e Renato Sançes. Portugezi i Lilë në kampionatin francez duket se parapëlqen jo vetëm Milanin me të cilin ka një pakt por dhe PSG.
Pas lajmeve të rilançuara nga Franca pasdite, vetëm pak minuta më parë doli një përditësim i ri nga Spanja, i cili flet për një parakalim vendimtar të parizienëve ndaj kuqezinjve.
AS shkruan, duke treguar për një marrëveshje që mund të arrihet në ditët në vijim me PSG i cili është i gatshëm për të përmbushur kërkesat ekonomike të Lilë, pavarësisht se Milan ka një marrëveshje xhentillmenësh me mesfushorin portugez./Sportiim.al/