Nica zgjedh dyshen Favre- Peço

Favre te projekti i radhës, Peço në krah te skuadra e qytetit të rivierës jugore franceze.

Pas largimit të Galtier te Nica drejtuesit e klubit kanë vendosur shpejt lidhur me ndyshimet në stafin teknik.

Mes tyre një emër i njohur shqiptar i cili ka jetuar e punuar në Zvicër ndërsa tani me punë në Ligue 1. Është Arian Peço.

Ish-mesfushori i Kombëtares Shqiptare, prej vitesh analist futbolli me aktivitet jashtë kufijve të vendit tonë, është emëruar si krahu i djathtë i trajnerit të njohur zviceran, Lusien Favre.

Madje idhte ish trajneri i Dortmundit ai që i ka propozuar Peços të bashkohet atij te projekti i Nicë. qyteti i rivierës jugore franceze.

Nica në njoftim:

“Christophe Galtier nuk do të drejtojë më ekipin e parë të OGC Nice. Klubi është krenar të njoftojë rikthimin e Lucien Favre. Hera e tij e parë në Côte d’Azur ka mbetur në histori”, ndër të tjera klubi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!