Prag Spanjë-Kroaci, Pedri: Nuk kemi ardhur për të humbur

Dy kombëtaret një vit më parë kanë luajtur në finalen e Ligës së Kombeve, radhën e ka Europaini. Pedri: Nuk ka rëndësi ndeshja e parë

Futbollisti spanjoll Pedro Gonzalez Lopez “Pedri” ka thënë se ndeshja e parë me Kroacinë në Kampionatin Europian do të jetë e rëndësishme, por jo vendimtare për ta fituar kompeticionin.

Në fakt, të shtunën përpara Itali- Shqipëri (21:00), në stadiumin Olympiastadion të Berlinit (18:00) zhvillohet ndeshja mes Spanjës dhe Kroacisë për Grupin B.

I pyetur se si ndihet ai para kësaj ndeshje Pedri theksoi se lojtarët e Spanjës e dinë se është e rëndësishme. “Është e rëndësishme ta nisësh mirë Kampionatin Europian, por të gjithë e dimë se ka pasur kombëtare që fituan turne të mëdha duke humbur ndeshjen e parë. Prandaj nuk është e nevojshme të jemi në ankth përpara atij takimi. Megjithatë, është e qartë se do të dalim për të fituar dhe do të bëjmë më të mirën”, theksoi ai.

Disa lojtarë të Spanjës, përfshirë kapitenin Alvaro Morata, kanë deklaruar ditët e fundit se do të shkojnë në Gjermani për të fituar Kampionatin Europian. Mirëpo Pedri u përgjigj se tani duan që gara “të fillojë sa më shpejt”.

“Më pas do të vendoset ndeshje pas ndeshjeje, por është e qartë se ne nuk kemi ardhur në Gjermani për të humbur”, tha ai teksa flet dhe për sezonin e tij te Barça.

“Ky sezon ishte i vështirë për mua, por tani jam në një nga momentet më të mira të këtij viti.Ndihem i rëndësishëm sepse trajneri më beson”.

Ndërkaq mesfushori 21 vjeçar spanjoll numëron 20 paraqitje për kombëtaren iberike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!