Tirana afron sulmuesin që i shënoi Podgoricës në Europa League

Fatmir Prengaj është lojtari i dytë (pas Gjumsit) që afrohet te Tirana. Futbollisti kurbinas vjen nga radhët e Vorës në Kategori të Parë ku ishte ndër lojtarët vendimtarë të sulmit.
Ai ka veshur bluzën e Kombëtares U21 dhe është aktivizuar me Erzenin e Laçin në Superiore. Prengaj me kurbinasit ka luajtur edhe ndeshje ndërkombëatre teksa në verën e vitit 2021 shënoi golin e tretë të bardhezinjëve ndaj Podgoricës (3-0 Europa League) në shtesë.
Te bardheblutë pritet të luajë rol aktiv pasi cilësitë kryesisht në linjëm e majtë të sulmit nuk i mungojnë.
Klubi Tirana e ka zyrtarizuar sot:
Mirësevjen Fatmir Prengaj
Klubi i Futbollit Tirana njofton afrimin e sulmuesit të majtë Fatmir Prengaj. Prenga 23-vjeçar e njeh mirë kampionatin shqiptar, ndërkohë që ditën e sotme është bashkuar menjëherë në stërvitje me ekipin. Klubi i Tiranës mirëpret sulmuesin Prengaj dhe i uron shumë gola e trofe me fanellën bardh’ e blu.