Angli/ VAR-i në diskutim, vendimi më 6 qershor

VAR apo jo? Kjo do të vendoset nga mbledhja e përgjithshme vjetore, e cila do të mbahet muajin e ardhshëm mes klubeve të Premier League.

Klubet që përbëjnë Premier Ligën do të votojnë për një propozim për të hequr VAR-in nga sezoni i ardhshëm.

Gjithmonë ka pasur mosbesim ndaj përdorimit të Video Asistent Arbitrit në Angli që kur u prezantua në 2019.

Shpesh ka ngjallur dyshime tek ekspertët dhe fansat anglezë. Dhe tani do të vendoset nëse pas një episodi tjetër të diskutueshëm, është e drejtë apo jo heqja e tij dhe kthimi në futbollin e vjetër të së shkuarës.

Propozimi i paraqitur zyrtarisht në Premier League nga Wolverhampton që kërkon heqjen e VAR-it ka gjetur përgjigje pozitive nga klubet e tjera. Votimi do të bëhet në takimin në Harrogate më 6 qershor.

Një zëdhënës i Premier League tha:

“Premier League mund të konfirmojë se do të lehtësojë një diskutim mbi VAR-in me klubet tona në mbledhjen e përgjithshme vjetore të muajit të ardhshëm.

Klubet kanë të drejtë të paraqesin propozime në mbledhjet e aksionarëve dhe ne njohim shqetësimet dhe çështjet në lidhje me përdorimin e VAR.

Vendimi për ta prezantuar atë është marrë në mirëbesim dhe me interesat më të mira të futbollit dhe Premier League, por pasoja të shumta negative të paqëllimshme po dëmtojnë marrëdhëniet mes tifozëve dhe futbollit, duke minuar vlerën e markës sonë”.

Klubet kanë të drejtën kushtetuese të propozojnë ndryshime rregullore, me çdo propozim që kërkon një shumicë prej dy të tretash për të kaluar. Që do të thotë 14 klube të jenë pro heqjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!