Kupa/ Sot mësohen finalistet, Tirana dhe Vllaznia misioni i…përmbysjes

  • Ndeshjet e fundit para finales së 14 majit në ‘Air Albania Stadium’, katër skuadra për dy bileta.

Tirana- Kukësi dhe Vllaznia- Egnatia janë ndeshjet e kthimit sot për gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë. Në 18:00 në dy impiantet “Air Albania” dhe “Loro Boriçi” do duhet të luftohet fort për përmbysje të mëdha.

Në kryeqytet bardheblutë janë para provimit të vështirë në tentativë për të përmbysur shifrat e ndeshjes së parë 2-0 për verilindorët. Gjithashtu parë fortësinë e Egnatias dhe rezultatin 1-0 për skuadrën e Edlir Tetoves në të vajtjes edhe në Shkodër pritet betejë e fortë sportive.

Te Tirana Erbim Fagu, i ka të gjithë futbollistët e javëve të fundit gati ndërsa te Kukësi në pikëpyetje mesfushori Lleshi.

Ndërkaq, Vllaznia do duhet të vuajë mungesat e Stojanoviç dhe të Hakajt dy nga lojtarët kryesorë të prapavijës. Egnatia rikthen Xhemalajn teksa ka rekuepruar nga Disiplina Spahiun.

Sakaq ka një duel (15:00) në Kategori të Parë. Në Peshkopi, zhvillohet sfida e shtyrë mes Korabit dhe Luzi 2008 për javën e 30-të.

Kupa e Shqipërisë, turi gjysmëfinal (kthim)

Ora 18:00

Tirana- Kukësi (0-2)

Vllaznia- Egnatia (0-1)

  • Në kllapa ndeshjet e vajtjes./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!