Kanavaro merr stolin e bardhezinjëve

Kampioni i botës me Italinë njëherazi dhe fituesi i ‘Topit të Artë’ Fabio Kanavaro, fill pas një vizite punë në FSHF, ka gjetur akordin me klubin friulan të Udinezes për të marrë drejtimin e skuadrës.

Lajmi konfirmohet nga vetë klubi italian në platformen ‘X’:

“Fabio Kanavaro është trajneri i ri i Udinezes. Klubi ka kënaqësinë të mirëpresë kampionin e botës dhe fituesin e Topit të Artë të vitit 2006, i cili do të udhëheqë ekipin deri në fund të sezonit futbollistik. Ai ka nënshkruar kontratë deri më 30 qershor 2024″, shkruhet në njoftimin e klubit nga Udine.

Për t’u evidentuar fakti që Udineze po rrezikon seriozisht zbritjen në Serie B pasi qëndron te zona e kuqe me pikë të barabarta me Frozinonen (28). Edhe pse ka një ndeshje të shtyrë me Romën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!