Guardiola: Reali jo skuadër dosido, do vuajmë për gjysmëfinalen

E konsideruar finale e parakohëshme e Ligës së Kampionëve, turi çerekfinal, Mançester Siti- Real Madrid pritet të mbajë mbërthyer të mërkurën në mbrëmje (21:00) gjithë botën e futbollit në planet.

Dueli i parë luajtur në Bernabeu’ përfundoi 3-3 duke mbajtur në garë të dyja skuadrat e mëdha për një biletë gjysmëfinaljeje.

Trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola, foli në konferencë për shtyp para ndeshjes kundër spanjollëve nesër:

“Me tifozët tanë pranë nesh ndihemi të sigurt, të mbrojtur dhe të mbështetur. Ne e dimë se mund ta përballojmë momentin dhe kemi një plan në të cilin besojmë dhe do të përpiqemi ta realizojmë. Nëse humbim, do të humbasim dhe do të shtrëngojmë duart me Real Madridin, ata do ta meritojnë. Megjithatë, dua që skuadra të luajë dhe ta meritojë gjysmëfinalen”.

“Rezultati i ndeshjes së parë ishte i mirë, por ne duhet të bëjmë pak më mirë nëse nuk duam ta humbim ndeshjen. Ne kemi uri për të garuar dhe besoj se tifozët tanë do të na ndihmojnë shumë, veçanërisht në momentet kur vuajmë”.

Reali?

“Real Madridi na njeh dhe ne i njohim ata. Në ndeshjen e parë Karlo bëri disa surpriza në formacion, për më tepër që nuk janë një kundërshtar dosido. Do të na duhet mentaliteti i duhur, aftësia për të vuajtur e për të dalë fitimtar nga sfida”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!